Gjykata e Lartë pasi iu nënshtrua procesit të Reformës në Drejtësi, i është rikthyer punës me kapacitet të plotë me 19 gjyqtarë në përbërje të saj.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, bëhet me dije se në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, janë publikuar jetëshkrimet dhe karriera e 19 gjyqtarëve. I fundit i emëruar është Valbon Çekrezi.
“Sot Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë ka të emëruar 19 gjyqtarë, njëri prej të cilëve është anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor”, bëhet me dije në publikimin në rrjetet sociale.
Puna e Gjykatës së Lartë mbeti pezull për disa muaj për shkak të vakancave të krijuara nga vetingu.