Drejtori i DAR për veriun Pulaj: Alarmante, shkollat në Shkodër ngrohen me gaz, bashkia të reagojë

0
980

Ne daljen e tij te pare per mediat per kete vit, Drejtori i Drejtorise Rajonale te Arsimit per veriun, Bardhok Pulaj i ftuar ne emisionin “Perspektive” te Tv1 Channel komentoi disa nga çeshtjet me te rendesishme te arsimit dhe reformat e ndermarra.

Pulaj: Ne fund te vitit te kaluar ne u ndeshem me nje problem te madh siç ishte termeti i cili krijoj problematika dhe shkollat te cilat u preken nga demet e termetit kane edhe problematikat me te medha. Menaxhimi i ndertesave te shkollave eshte ne varesi te pushtetit lokal, ku ne pergjithesi kemi bashkepunim te mire per te krijuar ato kushte te cilat jane shume bazike per te zhvilluar mesim.. Te kete baze materiale, te kete nje shkolle te sigurte dhe te kete mundesi per ngrohje ne kohen e dimrit.

Pothuajse te gjitha shkollat kane ngrohje, por ka shume probleme, veçanerisht ne zonen e Shkodres. Ne Vau Dejes dhe ne Shkoder ne shkolla ngrohen me gaz. Une e kam quajtur alarmante, kam kontaktuar me kryetarin e bashkise te Vau Dejes dhe jane larguar te gjitha ngrohjet me gaz dhe jane zevendesuar me soba me dru.

Ndersa ne Shkoder akoma ka shkolla qe ngrohen me gaz. Eshte jo normale dhe nuk duhet te ndodhe. Me kete rast une i bej thirrje bashkise te Shkodres, keshillit bashkiak qe te marrin masa per zgjidhje alternative te tjera per ngrohjen ne shkolla. Une jam i gatshem qe femijet te jene pa ngrohje sesa te ngrohen me gaz pasi eshte shume i rrezikshem perdorimi i tij ne klasa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here