Friday, December 27, 2024
HomePolitikëKim takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ja për çfarë i...

Kim takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ja për çfarë i diskutua…

-

 

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Arben Kingji.

Ambasada amerikane ka njoftuar se në takim është rënë dakord për rritjen e bashkëpunimit të stërvitjes historike Defender Europe 2021 dhe në përgatitje për stërvitjet e ardhshme Defender Europe 2023.

Në takim është diskutuar gjithashtu për situatën e vështirë në të cilën gjendet vendi pas përmbyetjeve dhe situatës së vështirë të krijuar në Shqipëri nga reshjet e dendura.

“Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Gjeneral Brigade Arben Kingji për herë të parë në cilësinë e Shefit të Shtabit të Ushtrisë për të forcuar marrëdhëniet e mbrojtjes SHBA-Shqipëri. Ata ranë dakord të rrisin bashkëpunimin në vazhdim të stërvitjes historike Defender Europe 2021 dhe në përgatitje për stërvitjet e ardhshme Defender Europe 2023. Të dy diskutuan ndikimin pozitiv të selisë së Komandës së Forcave Operacionale Speciale të SHBA (SOCEUR) në Shqipëri dhe aktivitetet e Brigadës së Forcave të Sigurisë dhe të Ndihmës së Ushtrisë së SHBA (SFAB). Ata diskutuan gjithashtu përgjigjen ndaj përmbytjeve shkatërruese në veri, me gjeneralin Kingji që shprehu vlerësimin për kontributin e SHBA në trajnime, pajisje (përfshirë automjetet e urgjencës dhe gomone) dhe furnizime të tjera, dhe ambasadoren Kim që përsëriti gatishmërinë e SHBA për të ofruar mbështetjen e nevojshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts