Thursday, December 26, 2024
HomePolitikëIbrahimaj: Lehtësim i shërbimeve për biznesin në 64 institucione

Ibrahimaj: Lehtësim i shërbimeve për biznesin në 64 institucione

-

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, u shpreh sot në takimin me sipërmarrjen se “nisma më e re e qeverisë për një rishikim tërësor të procedurave administrative të biznesit ka për qëllim shkurtimin e hallkave burokratike dhe përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit”. Ibrahimaj tha se, “prej vitesh qeveria shqiptare është fokusuar në lehtësimin e shërbimeve ndaj biznesit dhe digjitalizimin e shërbimeve përmes një dritareje unike shërbimi, si e- Albania, e- prokurimet, e- tatimet apo portalin e elektronik të QKB, risi të cilat kanë ndikuar në reduktimin e kohës e të bërit biznes dhe angazhimit që çdo biznes i Shqipërisë ka me institucionet shtetërore”.

Ajo vuri në dukjes se me gjithë punën e bërë është e nevojshme dhe ka vend për përmirësime të mëtejshme.

“Ne sot kemi një numër të madh licencash që lëshohen nga QKB. Janë 112 licenca dhe 1300 kërkesa në vit që miratohen për dhënien e licencave. Sot shumë nga dokumentet që kërkohen për licencat apo autorizimet janë tashmë pak të tepruar, pasi ne mendojmë se duke qenë se kemi ngritur gjithë regjistrat elektronikë, një pjesë e dokumenteve janë në institucionet shtetërore dhe është e panevojshme që bizneset të ngarkojnë këto dokumente”, tha Ibrahimaj. Ministrja theksoi se, tashmë qeveria ka nisur një proces të riinxhinierimit ku 64 institucione publike kanë riparë të gjitha shërbimet që i ofrojnë biznesit dhe janë munduar t’i lehtësojnë këto shërbime. Ajo ftoi shoqatat e biznesit të ofrojnë propozimet e tyre në procesin e riinxhenierimit, me qëllim arritjen e një rezultati ku afatet të shkurtohen, procedurat të qartësohen dhe lehtësohen, duke përmirësuar më tej klimën e biznesit.

Për këtë qëllim, bëri të ditur Ibrahimaj, është hartuar dhe pyetësor, i cili do të plotësohet nga ana e biznesit, ndërsa do të krijohen grupet teknike me përfaqësues nga nënsektorët e ekonomisë ku të diskutojmë derregullimin dhe elementë të tjerë që shqetësojnë biznesin, si punësimin, reduktimin e informalitetit apo rritjen e aksesit në financim. Ministrja solli shembullim e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, që ka nisur procesin e derregullimit dhe në të gjitha lejet dhe licencat ka reduktuar kohën e marrës së shërbimit me 50%. “Konkretisht nga 60 ditë kohë që merrte vlerësimi për ndikimin mjedisore, MTM e ka reduktuar në 30 ditë dhe nga 17 dokumente që kërkoheshin më parë e ka ulur atë në 8 të tilla. Si ky shërbim do të analizohen të gjitha shërbimet me qëllim kryerjen e shërbimeve ndaj biznesit më shpejt dhe me më eficiencë”, tha Ibrahimaj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts