Deputetja socialiste,Vasilika Hysi: Ku jane provat se Tahiri ka trafikuar droge me Habilajt?

0
1190

Deputetja socialiste Vasilika Hysi ka kërkuar nga prokurorët se ku e mbështesin akuzën se Saimir Tahiri ka bërë trafik droge me Habilajt, por përfaqësuesit e organit të akuzës kanë deklaruar se nuk mund t’i japin provat në mbledhje e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit.

Hysi: Thoni se Tahiri ka përdorur makinën e tij në katër raste dhe se shoqërohej nga të dyshuarit. A keni prova për këtë? Që ka qenë i shoqëruar nga subjektet e tjera? A është hetuar kjo çështje në 2014-ën apo në 2016-ën?

Imeraj: Informacioni që Tahiri ka përdorur mjetin e shitur në 2013-ën te Artan Habilaj, ka qenë në dispozicion të prokurorisë edhe më përpara se ne t’iu drejtoheshin ju me këtë kërkesë. Pra, kjo nuk përbënte vepër penale sipas legjislacionit tonë. Por bisedat që prezantojnë subjektet e dyshuar dhe detajet e marra në këto biseda dhe sekuestrimi i vazhdueshëm i lëndëve narkotike në Itali apo te bashkëpunëtori i Habilajve Armand Koçerri, krijojnë faktin penal dhe dyshimin e arsyeshëm. Hyrje-daljet e Tahirit me mjetin rezulton i pasqyruar në TIMS. Pas shitjes së mjetit të në datën 5.11.2013, të ketë udhëtuar 4 herë të tjera me të njëjtin mjetin. Në momentin e kthimit Artan Habilaj është kthyer me subjektin Saimir Tahiri.

Hysi: Në këto udhëtime thoni se Tahiri ka qenë i shoqëruar me Artan Habilajn, rezulton se nuk është i saktë. Thoni se ka qenë i shoqëruar me Artan Habilaj e të tjerë. Kush janë të tjerët?

Hajdarmataj: Në njërin nga udhëtimet, ndërkohë që Tahiri ndodhej në Greqi, Habilaj udhëton drejt këtij shteti dhe në kthim Tahiri kthehet me automjetin e Habilajt, të cilin ia kishte shitur pikërisht këtij.

Hysi: Thoni se Tahiri ka bërë trafik me Habilajn? Ku janë provat?

Hajdarmataj: Disa janë këtu, ndërsa disa të tjera…

Hysi: Ku i keni provat?

Hajdarmataj: Kemi punonjës policie në përgjim dhe nuk i themi dot këtu. Provat e tjera s’kemi mundësi t’i themi këtu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here