Friday, December 27, 2024
HomeAktualitetInvestimi i Ri i OSHEE Shkoder

Investimi i Ri i OSHEE Shkoder

-

Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike Shkoder ka filluar zbatimin e projektit për fuqizimin e rrjetit te shpërndarjes ne zonen nga Drejtoria e Policise se Qarkut dhe deri ne Postrribe. Për ketë po punohet për shtrimin e kabellit te tensionit te larte 20 kilovolt nga Nenstacioni Shkodra 1 ne Skenderbeg. Sipas specialisteve te OSHEE-se, do te shtrohen 15 kilometer kabell i tensinit te larte, me te cilin do te fuqizohen tre fidra, qe shperndajne energji elektrike si për qytetin ashtu dhe njesite administrative. Shtrimi i linjes se re do te vazhdoje deri ne njesine administrative Postrribe, dhe paralel me ketë po ngrihen edhe 15 kabina te reja, ne te cilat do te lidhet rrjeti i tensionit te ulet për furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike. Për zbatimin e këtij projekti, financohen nga OSHEE 100 milione leke, ndersa afati i përfundimin eshte dy muaj. Specialistet e OSHEE Shkoder kane siguruar se me përfundimin e këtij investimi dhe venien e tij ne funksion, do te ketë nje permiresim rrenjesor te furnizimit me energji elektrike për nje pjese te mire te qytetit te Shkodres dhe njesite adminitrative Rrethina e Postrribe. Ky permiresimin konsiston si ne garantimin e plote te parametrave te cilësor te energjise elektrike qe shkon tek konsumatoret, ashtu dhe tek mënjanimi i defekteve ne rrjete apo kabina. Gjithashtu, me ketë investim, behet e mundur qe te administrohet dhe faturohet çdo kilovator i energjise elektrike, duke shmangur keshtu vjedhjet dhe abuzimet qe kane qene ne vezhdimesi prej 26 vitesh. OSHEE Shkoder ka bere te ditur se projektet qe po zbatohen ketë vit ne rajonin e Shkodres, arrijne ne 10 milione EURO, ndikimi i te cilave do te jete i menjehershem ne plotësimin e nevojave te konsumatorëve me energji elektrike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts