Prokuroria ka kërkuar arrest me burg sot për Orest Sotën në Gjykatën e Krimeve të Rënda pasi ka dyshimin se paratë e gjetura në makinën e tij, 863 mijë eurot, ishin të ish-ministrit Saimir Tahiri.
Prokuroria hedh dyshimet se Sota ishte duke ndihmuar ish-ministrin për të fshehur paratë të ardhura në mënyrë të dyshimtë.
Sipas avokatit të Sotës paratë ishin ruajtur në shtëpi për shkak se mamaja e biznesmenit vuante nga një sëmundje e rëndë dhe do të kurohej në Gjermani.