Përmbytjet, Serbia jep 100 mijë euro ndihmë për Shqipërinë

0
1201

Pas përmbytjeve pak ditë më parë që përfshinë pjesën më të madhe të vendit, qeveria e Serbisë ka vendosur të japë 100 mijë euro ndihmë ndaj Shqipërisë.

Paratë do të shërbejnë për të rikuperuar dëmet dhe për t’u ardhur në ndihmë familjareve dhe bizneseve të prekura nga përmbytjet.

Vendimi për të ndihmuar Shqipërinë nga përmbytjet është marrë gjatë mbledhjes së qeverisë serbe.

Kujtojmë se pas përmbytjeve që përfshinë vendin, shumë shtete fqinje treguan gatishmëri për të ofruar ndihmën e tyre, mes të cilave Kosova, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here