Friday, December 27, 2024
HomeAktualitetMbledhja e keshillit bashkiak

Mbledhja e keshillit bashkiak

-

Projekt- vendimi “Për ndarjen e qytetit të Shkodres në lagje” shërbeu si mollë sherri mes këshilltarëve bashkiak të cilët nuk kursyen akuzat e forta, duke shkuar deri tek ndarja fetare e qytetit.

Mbledhja e radhës e këshillit bashkiak sherbeu për ngritjen edhe të disa shqetësime në emër të grupit të këshilltarëve të levizjes socialiste për Integrim, nga këshilltarja Lindita Reçi. Fillimisht ajo u ndal tek çeshtja e ndihmës ekonomike, shqetësim që më herët është ngritur në komision nga kryetari i grupit Lekaj.

Më pas Reçi u ndal tek një tjetër shqetësim, ai i fondit për familjet që u janë djegur shtëpitë, i cili edhe pse i miratuar muaj më parë nuk ka shkuar në destinacion.

Megjithese u kalua, debate pati edhe për pikën e transferimit të ujsjellsave të ish njësive të qeverisjes vendore tek shoqëria “Ujsjellës -Kanalizime Shkodër”.

Miratimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit për hartimin e disa projekteve teknike” u përshendet njëzëri nga këshilltarët të cilët kërkuan që vlera 15% e financimit ku do ta ketë burimin, gjë që u sqarua nga kryebashkiakja. Ajo tha se fondet do të akordohen pas çdo projekti pasi nuk ka një specifikim.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts