Ministrja Gjonaj në burgun e Drenovës: Vetting të figurës së stafit

0
789

Gjatë vizitës së punës në Korçë, ministrja Etilda Gjonaj vizitoi burgun e sigurisë së lartë në Drenovë.

Në takim me strukturat drejtuese ku i pranishëm ishte dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Arben Cuko, ministrja vuri theksin tek reforma në sistemin penitenciar, e cila do të sjellë rritjen e profesionalizimit të stafit policor.

Gjonaj: Kjo reformë do të fillojë me një vetting të figurës së stafit, për të vijuar më pas me vlerësimin profesional për secilin prej tyre.

Ministrja Gjonaj vizitoi nga afër ambientet e brendshme të këtij institucioni, ambientet e gatimit si dhe ambientet e spitalit ku u takua me personelin civil që punonte aty.

Gjithashtu Ministrja e Drejtësisë zhvilloi disa takime në dhomat e të miturve të paraburgosur, duke patur një bashkëbisedim me secilin prej tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here