Pavaresisht reshjeve te debores qe kane rene dhe do te mund te bien gjate këtij dimri, rruga e Kelmendit nuk do te bllokohet. Pasi firma te ndertimit e kësaj rruge i ka bere dorëzimet me daten 15 dhjetor, sektori i emergjencave ne Malesi te Madhe ka siguruar nje borëpastruese dhe dy fadroma, vetem per kete rruge te cila jane ne pune dhe do te qendrojne ne terren per periudhen e dimrit. Kjo do te beje te mundur qe aksi rrugor nga Malesia e Madhe ne Kelmend dhe deri ne Plave e Guci, te mbahet i hapur, pavarësisht sasise se reshjeve te debores qe mund te bien:
Sa i perket kushteve te jeteses se banoreve te Kelmendit ne kete situate me debore, Hysaj thote se i vetemi shqetësim eshte furnizimi me energji elektrike, per shkak se rrjeti eshte i amortizuar:
Per pjesen e zones fushore ne kushtet e emergjencave te dimrit, Hysaj tha se kërkohet nderhyrje ne Balshaj te Grizhes, pasi prurjet ujore te përroit te Rrjollit kane gërryer sipërfaqe te konsiderueshme toke:
Hysaj foli edhe per mbajtjen hapur te rruges Boge – Qaf Thore, per te cilen theksoi se ne dispozicion te saj eshte nje fadrome per pastrimin e debores, e cila ndihmon edhe per mbajtjen hapur te rruges se Thethit.