Vasili akuzon kryeministrin Rama: Vrasesi kryesor per…

0
687

Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama si “vrasësin” e reformës në Drejtësi.

Sipas Vasilit për këtë arsye edhe ngjarja e 21 Janarit nuk mund të ketë drejtësi.

“Reforma në drejtësi filloi hapur kapjen me 69 votat e kryeministrit per prokurorin e përgjithshëm.
Rregullorja e parlamentit e propozuar nga kryeministri për të penguar haptas ndjekjen penale ata, që akuzohen për korrupsion e trafiqe ishte provë pa koment se kryeministri rrënoi drejtësinë e paanshme dhe të barabartë për të gjithë.

Reagimi i plotë:

Kryeministri armiku publik i vetem i reformes ne drejtesi.

Sot ne 21 janar nuk ka drejtesi sepse kryeministri e vrau reformen ne drejtesi,rivrau idealin e drejtesise se barabarte dhe varrosi cdo iluzion se ai e donte reformen ne drejtesi.
Reforma ne drejtesi filloi hapur kapjen me 69 votat e kryeministrit per prokurorin e pergjithshem.
Rregullorja e parlamentit e propozuar nga kryeministri per te penguar haptas ndjekjen penale ata, qe akuzohen per korrupsion e trafiqe ishte prove pa koment se kryeministri rrenoi drejtesine e paanshme dhe te barabarte per te gjithe.
Lista e manipuluar e kandidateve per KLP dhe KLGJ,qe sherbetoret e tij e bene me zell te shfrenuar, ishte degradimi juridik e moral i reformes ne drejtesi nga kryeministri.
Votimi kunder arrestimit te ish.ministrit te brendshem ishte shpartallimi perfundimtar i hipokrizise zemershqyer te kryeministrit me reformen.
Ndaj sot reforma ne drejtesi ka qartazi armikun publik te vetem te saj…. kryeministrin….. po po vetem ate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here