Wednesday, February 5, 2025
Home Aktualitet Blegtorët e Dibrës ndërpresin me këmborë kreun e Bujqësisë

Blegtorët e Dibrës ndërpresin me këmborë kreun e Bujqësisë

0
837

 

Ky blegtor dibran ndërpreu duke i rënë këmborës në shenjë proteste deklaratën e drejtorit Rajonal të Bujqësisë Novruz Jashari për mungesën e subvencioneve.

Të irrituar, disa dhjetëra blegtorë protestuan para drejtorisë rajonale të bujqësisë se i ka mashtruar me skemat mbështetëse.

FermerJeni më të korruptuarit, më të pabesët, më të pafetë.

Disa prej tyre thonë se kanë plotësuar dokumentacionet dhe janë shpallur edhe fitues, por nuk kanë marrë asnjë qindarkë.

Por drejtori rajonal i bujqësisë, Novruz Jashari argumentoi se për vitin 2017 të gjithë fondin e morën skemat më konkurruese, ku blegtorët nuk bënin pjesë

JashariPërfituan skemat për biletarinë, për pemtarinë e reja dhe vaditjet me pika.

Pak ditë më parë blegtorët e Dibrës protestuan në mes të qytetit me këmborë, ndërsa pas kësaj të hënë paralajmërojnë përshkallëzim të tubimeve duke nxjerrë në rrugë bagëtitë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here