Thursday, December 26, 2024
HomeAktualitetPanairi i gjelit te detit

Panairi i gjelit te detit

-

Në prag të festave të fundvitit, edhe sivjet në Zadrimë të Lezhës u zhvillua panairi i gjelit të detit në të cilin morën pjesë fermerë të zonës dhe më gjërë. Këto të fundit ankohen për mungesë të tregut dhe koston e lartë të rritjes, e cila nuk nxirret nga shitja edhe pse produkti renditet ndër më të mirët në Ballkan.

I pranishëm në këtë aktivitet, ministri i Bujqesisë Edmond Panariti e cilësoi tashmë një marke gjelin e detit të Zadrimes. Ajo që mbetet sfië sipas Panaritit është që mbarshtimin mos ta lemë si dicka sezonale por të shtrihet gjatë të gjithe vitit.

Nënkryetarja e Bashkisë Alfrida Marku kërkoi nga ministri Panariti dhe qeveria që të kthejnë vemendjen nga Torovica e cila ka nevojë për shumë investime.

Biznesmenet e zones bëjnë të ditur projektet të cilat do ti jepnin një zhvillim më të madh mbarshtimit të gjelit të detit dhe jo vetëm.

Gjeli i detit është një nga shpendet më të rendesishëm që mbarshtohet në zonen e Zadrimes dhe njihet per vlerat e larta ushqyese qe permban.’

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts