Monday, April 28, 2025
HomeKronikaDetaje te reja mbi ngjarjen ne Kurbin

Detaje te reja mbi ngjarjen ne Kurbin

-

24 orë pas grabitjes në Kurbin që përfundoi me plagosjen e një efektivi policie dhe të autorit, policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen. Sipas bluve 20-vjeçari Aldi Lleshi i cili u bë protagonist i kësaj ngjarje është një përson problematik dhe me preçedent të mëparshem penal. Që në moshen 17-vjeçare ai ka qenë i arrestuar nga policia për vepren penale plagosje e lehte dhe kanosje. Pas një konflikti të çastit 3 vite më parë 20-vjeçari kishte plagosur me thikë një bashkmoshatar të tij, ndërkohë që nuk dihet nëse është dënuar nga Gjykata për këtë ngjarje. Nga hetimet e deritanishme të grupit hetimor është bërë e ditur se qëllimi i 20-vjeçarit ka qenë vetëm për ti grabitur automjetin shtetasit me iniciale M.K. Ky i fundit i cili është peshkatar në bregdetin e Patokut mësohet se në momentin e ngjarjes ka patur një sasi të vogel parash me vete, ndërkohë që në dëshminë e dhënë para oficerëve të policisë është shprehur se nuk e kishte njohur 20-vjeçarin Lleshaj. Ndryshe çka u deklarua ngjarja sipas policisë nuk ka ndodhur në autostradë pranë Milotit por në qendër të qytetit të Laçit. Aldi Leshaj i ka dalë para drejtuesit të auomjetit teksa po lëvizte në bulevardin kreyesor dhe nën kërcënimin e armes i ka marrë makinen lukzose dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të autostrades. Policia u vu menjëherë në ndjekje të makines së grabitur, por postobllokut të policisë që i kishte zënë pritë për ta ndaluar 20-vjeçari ju përgjigj me të shtëna pistolete. Për pasoje mbeti i plagosur efektivi i policisë së Kurbinit Nikolin Gjergji, ndërkohë vetem 1 orë më vonë forcat RENEA të cilët u përfshinë në operacionin për kapjen e 20-vjeçarit e plagosen këtë të fundit me snajper në këmbë. Ai po merr ndihme mjekësore në Spitalin e Traumes në Tiranë, ndërkohë që në të njëjten kohë do të përballet dhe me akuzat e ngritura ndaj tij.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts