Saturday, April 20, 2024
HomeKulturëFeste me femijet e ushtarakeve V.Dejes

Feste me femijet e ushtarakeve V.Dejes

-

Edhe këtë prag Krishtlindjesh dhe Vitit të ri, ministria e mbrojtjes organizoi një festë të veçantë për fëmijët e ushtarakëve në batalionin e parë të këmbësorisë në Vau Dejës. I pranishëm ishte zv/ministri Petro Koçi i cili tha se të tilla aktivitete janë një energji e shtuar për punën e secilit prej ushtarakeve. Koçi i cilësoi këto festa për fëmijët edhe si një mënyrë për të reflektuar për punën e të rriturve, ndërsa nuk la pa permendur momentet e vështira që po kalojnë shumë bashkëmoshatarë të tyrë në Alepo, e vende të tjera ku ka luftë.

Përveç urimit për vitin e Ri, zv/ministri ritheksoi edhe njëherë misionin, të cilit Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes i shërbejnë, asaj të një botë në mirëqënie dhe paqe. Gjatë këtij aktiviteti nuk munguan dhuratat për fëmijët e ushtarakëve të këtij batalioni, të mundesuara nga Fondacioni Shprese për Botën me ndërmjetësimin e Shërbimit Social.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts