Thursday, December 26, 2024
HomeAktualitetLRI mbyll vitin me “Dua shqip”

LRI mbyll vitin me “Dua shqip”

-

Pas një viti të ngjeshur me aktivitete dhe organizime të larmishme, Lëvizja Rinore për Integrim erdhi këtë fundviti me një tjetër risi. Të rinjtë e kësaj force politike nga e gjithë Shqipëria zgjodhën të festojnë vetëm SHQIP. Mbremjes së organizuar në këtë prag Krishtlindjesh dhe Viti të ri, ju bashkuan edhe të rinjtë e qarkut Shkoder, të cilët nën mbështetjen e deputetit Agron Çela, u bënë pjesë e një festë krejt ndryshe, e cila perfshiu çdo element të folklorit shqiptar duke e kthyer në një festival të vertetë për promovimin e vlerave më të mira artistike e kulturore nga çdo trevë shqipfolëse.

Mbremja e fundvitit e LRI erdhi me surpriza e mesazhe të rëndësishme, me artistë e të ftuar të shquar në jetën publike. “Dua shqip” u cilësua nga kreu i lëvizjes socialiste për Integrim Ilir Meta si mbyllja më e mirë e një viti të suksesshëm dhe uroi që 2017-ta të jetë më i mbarë, e të kurorëzojë fitoren e LSI në zgjedhjet parlamentare.

 

Bashkë me mbishkrimin për një 2017-të të mbarë në emer të deputetit Çela dhe gjithe strukturave të LSI-së, për një vit të mbarë uroi edhe kryetarja e forumit rinor për Shkodren Eduina Ymeraj.

“Dua Shqip” përçojë mesazhin e qartë për të dashur vendin dhe vlerat më të mira shqiptare, vlera me të cilat jo vetëm duhet të krenohemi, por për të cilat duhet të punojmë që t’i ndajmë me të tjerët dhe t’i kthejmë në moto të përmirësimit tonë të vazhdueshëm për një shans për të gjithë shqiptarët, për një Shqipëri pozitive!

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts