Askush nuk di të thotë se kur do të miratohet, por plani i përgjithshëm vendor i Shkodres mban peng zhvillimin në tërësi të qytetit, si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë investues. Peng i tij është edhe ngritja e terminalit të ri të autobusëve që kryejnë linjat ndërqytetase, duke bërë që Shkodra të rreshtohet mes atyre bashkive të mëdha që ende nuk e kanë një të tillë. Drejtuesit e bashkisë pranojnë se qëndrimi tek sheshi përpara pallatit të sportit është i papërshtatshëm, por vjen si zgjidhje e përkohshme.
Bashkia Shkoder thotë se ka akorduar një shumë prej 3 milion lekësh për studimin e situatës në qytet sa i përket rrugëve dhe sinjalistikës.
Për kaosin që krijojnë mjetet e turistëve të huaj ne qender të qytetit sa herë vizitojnë Shkodren, mbetet një problematike që kërkon zgjidhje, e për këtë është studiuar një variant.
Deri në shkuarjen drejt marrjes përgjigje konkrete kjo problematike, të gjithë janë në pritje e nuk dijnë të thonë shumë gjëra, si sa i përket vendit, as kapacitetit ku do të ndërtohet terminali i ri, e jo më të flitet për projekt konkret që të nisë zbatimin këtë vit. Me gjasa Shkodra mund të ketë terminalin e ri të autobusëve për linjat ndërqytetase vetëm pas 2018.