Tabaku: Ja si u shit nga familja Libohova tek italianët toka e Teatrit Kombëtar

0
1278

Deputetja demokrate Jorida Tabaku publikoi dokumenta autentike të vitit 1938, që ndalojnë tjetërsimin e pronës tek Teatri Kombëtar.

 

 

Tabaku i paraqiti dokumentet në Komisionin e Ekonomisë si argument shtesë në pretendimin se akti i qeverisë është korruptiv dhe shkel cdo norme kushtetuese për pronësinë.

dokumentet teatri (1)

“Unë sot këtu po publikoj kontratën e shitblerjes nënshkruar në vitin 1938 nga familja Libohova, që i është shitur përfaqësuesit të shtetit italian. Në kontratë thuhet specifikisht që ai që e blen truallin, nuk e përdor dot për asnjë destinacion tjetër, përveçse për Teatër. Qeveria italiane që atëherë më largpamëse sesa qeveria shqiptare e cila sillet si pushtuese e trojeve publike”, tha Tabaku.

dokumentet teatri (8)

Bashkëngjitur është kontrata e cila vërteton se prona ka një sipërfaqe prej 10625.31 metrash katrorë. E blerë nga Francesco Jacomoni në llogari të Mbretërisë Italiane për 7 franga floriri metri katror. Në total 74377.17 monedha floriri.

“Qeveria Rama ka sjellë një ligj që ne si shqiptarë të legjitimojmë një kontratë antikushtetuese, të pamoralshme dhe antikombëtare për të ngritur në tokën e blerë për qytetarët një kullë me emrin Rama”, vuri në dukje Tabaku.

dokumentet teatri (7)dokumentet teatri (6)dokumentet teatri (5)dokumentet teatri (4)dokumentet teatri (3)dokumentet teatri (2)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here