Tuesday, April 30, 2024
HomeAktualitetFestimet e 7 Marsit ne Lezhe

Festimet e 7 Marsit ne Lezhe

-

Edhe në Lezhë ka qënë i veçantë ky 7 Mars, ku të shumta kanë qënë urimet e përcjella që në orët e para të mëngjesit për përçuesit e dijes. Me lule në duar, por edhe dhuratat e përzgjedhura me kujdes nxënësit përcollen urimin e tyre tek mësuesit. Drejtori i arsimit në Lezhë nga ana e tij bashkë me urimin, u ndal tek hapat para që në këto vite ka bërë arsimi shqiptar, me fokus edukimin e brezave të ri.

Edhe bashkia e Lezhës ka uruar mesuesit për 7 marsin. Nënkryetari Enver Hafizi, vleresoj tre mesuese të gjimnazit të Lezhës për kontributin që vijojnë të japin në arsimimin e nxënësve.

130 vjet më parë, më 7 Mars të 1887-së, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës shqipe. Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore e historike. Veç tjerash kjo ngjarje u konsiderua një fitore për popullin shqiptar, pasi deri me atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë. Prandaj, me çdo 7 Mars kujtohen me respekt të thellë të gjithë ata që nuk kursyen asgjë për shkollën shqipe.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts