Te rinjte gjithmone e me shume po behen aktiv ne jeten sociale, dhe po forcojne vetedijen se jane nje faktor kyc ne shoqeri. Nxenesit e 4 gjimnazeve te qytetit te Shkodres me ane te nje tubimi jane bere pjese e nje projekti kunder korrupsionit per te sensibilizuar njerezit qe te luftojne kunder ketij fenomeni qe po e hasin cdo dite ne jeten e perditshme.
“Une refuzoj korrupsionin” ka qene tema e ketij projekti ku te gjithe nxenesit kane qene teper bashkepunues per tu bere pjese e tij me qellim minimizimin e tij, duke shpresuar per nje te ardhme me te mire thote Enkeleda Rexha mesuese e shkolles “J.Misja”.
Ky projekt perfshin 25 shkolla ne te gjithe vendin i mbeshtetur nga Ambasada Amerikane dhe Instituti per demokracine per te dytin vit, duke vene ne qender te rinjte qe jane e ardhmja e shoqerise.