2017-en e ka shpallur si vitin e LSI Shkoder me synimin për të dalë forca e parë politike në këtë qark dhe rrugëtimin e ka nisur me inaugurimin e zyrave të reja elektorale. E radhës ishte ajo në rajonin 1, ku deputeti Agron Çela përkrah ministrit të bujqësisë Edmond Panariti dhe prefektit Paulin Radovani, e cilësoi atë si shenja e parë e fitores. Çela shprehu bindjen se mbështetja në rritje që kjo force politike ka patur nga sfida elektorale në tjetrën, do të përkthehet këtë 18 qershor me marrjen e 3 deputetëve.
Prefekti Radovani bashkë me besimin se suksesi është i garantuar, duke shfrytëzuar praninë e ministrit Panariti kërkoi të tjera investime për bujqësinë, ndërhyrjen për dëshmpërblimin e përmbytjeve dhe çeshtjen e tokave të Trushit.
Ministri Panariti e cilesoi Shkodren si qytetin prej ku do te nisë fitorja e LSI-së, pasi mbështetja e elektoratit dhe puna e deputetit Çela janë garancia e këtij rezultati. Ai paralelisht garantoi se për sektorin e bujqësisë të tjera investime do të vijnë për Shkodren, si qytet specifik për problematikat që shfaq.
Drejtuesit dhe anëtaret e këtij rajoni premtuan se fushata do të jetë një model i punës, që ashtu siç ka ndodhur deri më sot të përkthehet në mbeshtetje në rritje për LSI-në.
Në fund prerja e tortës dhe trokitja e gotave mbylli takimin inaugurues dhe shenoi zyrtarisht nisjen e punës për 18 qershorin, betejen e radhës elektorale për LSI-në, që me slloganin “Nje shans për të gjithë” synon ti japë Shqipërisë një model ndryshe zhvillimi e integrimi.