Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim që prej muajit korrik.
Në pranga u vu Bujar Toska, banues në fshatin Fushë- Alie, Dibër.
“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas me datë 15.07.2018, për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin H.P, 48 vjeç, dhe u largua nga vendngjarja ku dhe u shpall në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër për këtë shtetas ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “ Plagosje e rëndë me dashje” .
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për hetime të mëtejshme.