Grumbujt e mbeturinave te krijuara ne njesine administrative rrethina, prane fushes se aviacionit, qe ishin kthyer ne shqetesim per banoret e fshatit Grude, kane nisur te pastrohen nga pushteti vendor. Administratori i Rrethinave Vlash Pjetri thote se me mjetet qe kane ne dispozicion do te nderhyhet edhe ne disa pika te tjera problematike.
Firma qe ka fituar tenderin pritet qe se shpejti te dale per pastrim dhe ne Postribe e Dukagjin si dhe te beje njekohesisht vendosjen e konteniereve.
Pjetri shton se do te merren masa te rrepta administrative ndaj personave qe depozitojne mbetjet nga zonat e tjera ne Rrethina.
Situata e mbetjeve mbetet nder me shqetesueset ne shume pjese te qytetit te Shkodres, ndaj nevojitet marrja e masave te menjehershme per permiresimin e gjendjes.