Një bandë shqiptarësh, e cila dyshohet se trafikonte kokainë, u shkatërrua këtë mëngjes në Genova. Karabinierët në Genova arrestuan katër shqiptarë, si pjesë e një bande që merrej me trafik lëndësh narkotike.
Arrestimet e mëngjesit të sotëm janë vetëm pjesë e arresteve të mëhershme, të një grupi që ka dyshime se merret me aktivitet kriminal në zonën xhenoveze. Deri tani nga gjykata janë dhënë 11 masa sigurie “arrest me burg”, si dhe 1 “arrest shtëpie”. Policia sekuestroi 2.5 kg kokainë të pastër, mbi 15 mijë euro para të gatshme dhe një pistoletë kalibri gjysmë-utomatik 9×21 me municion relativ, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Hetimi filloi në shkurt 2018 kur u identifikua një grup i vogël kriminal, përbërë kryesisht nga shqiptarë. Ata bënin transport droge nga periferia e Milanos për në Genova. Droga mbahej e fshehtë në disa kuti. Vjedhja e naftës u bë në thuajse mbarë zonën e Serra Ricc. Kjo është goditje e radhës që i bëhet kartelit dhe nuk dihet nëse grupi e vazhdon apo jo aktivitetin në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.