Tabelat me mbishkrimin Muzeu “Ndre Mjeda” te shoqërojnë nga Bushati, pranë superstradës dhe deri ne Kukel. Gjithçka është bere gati për “Vitin e Mjedës” i shpallur me rastin e 150 vjetorit te lindjes se personalitetit shumdimensinal Ndre Mjeda. Me insistimin e famullitarit te Kukelit, Dom Nike Ukgjini, Ministria e Energjetikes përshpejtoi realizimin e projektit te përmirësimit tërësor te rrjetit te shpërndarjes se energjisë elektrike për zonën. U vendosen edhe Tabelat sinjalizuese nga Drejtoria e Mirëmbajtjes se Rrugëve, si dhe u mundësua vendqëndrimi i autobuzave qe sjellin turiste për ta vizituar. Vitin e kaluar muzeut i është dhëne statusi kombëtar, por edhe kisha ku shërbeu për 30 vite Mjeda, është restauruar duke u kthyer gjithçka ne identitet:
Muzeu është ndërtuar ne shtëpinë dy katesh ku ka banuar Mjeda.Dom Nike Ukgjini ka meritën kryesore për ketë, pasi ishte interesimi i tij qe ne vitin 2006 e deri ne ditët e sotme për ta përjetësuar Mjedën dhe dëshmuar një pjese te rëndësishme te historisë tone kombëtare. Ne ketë muze janë afishuar objekte qe mbartin mijëra vjet histori, siç është basorelievi i labeateve qe ka qene ne fasadën e shtëpisë se poetit dhe deri tek tryeza e punës se Mjedës, e punuar ne shekullin e 19-te.
Ndërkohë nder aktivitete me te rëndësishme për vitin e Mjedës, qe do te zhvillohet ne ketë mjedis, janë dy:
Kjo zone me ketë muze te statusit kombëtar është nen juridiksionin e Bashkisë Vau Dejës. E theksojme ketë fakt për te kujtuar se kjo Bashki ka një detyrim për tu kujdesur edhe për ketë qendër.