Në muajin gusht është parashikuar inagurimi i stadiumit “Loro Boriçi”, por ajo që mbetet ende çeshtje e pazgjidhur janë mjediset përreth këtij impjanti sportiv. Variantet e propozuara kanë qënë të shumta, por bashkia Shkoder ka dalë me një projekt ide konkrete që i është prezantuar zv/kryeministrit dhe fondacionit shqiptaro – amerikan. Ai konsiston në rikualifikimin e plotë të zonës dhe kthimin e saj në pedonale, pra qender e zhvillimit ekonomik. Ka qënë kryebashkiakja Voltana Ademi që bëri me dije një detaj të tillë për mediat.
Ky është hapi i parë, por bashkia synon t’i shkojë deri në fund me sigurimin e financimit të nevojshëm.
Aktualisht zona ka një zhvillim kaotik dhe pamja që të ofrohet është tërësisht e papërshtatshme për vlerën e financimit dhe imazhin që përcjell stadiumi “Loro Boriçi”. Kritika për hapësirat përreth tij patën pak javë më parë edhe përfaqësuesit e UEFA-s, prandaj bashkia Shkoder dhe drejtues të feredatës shqiptarë të futbollit kanë diskutuar disa variante nderhyrjesh.