Friday, December 27, 2024
HomeAktualitetHarrohet riveshja e rrugeve ne asfalt

Harrohet riveshja e rrugeve ne asfalt

-

Dy jave me pare, ndërmarrja e ujesjelles – kanalizimeve Shkoder u detyrua qe ta çaje asfaltin ne qender te qytetit për te lidhe kolektoret e shkarkimit te ujrave. Normalisht keto punime duheshin shoqëruar nga Bashkia me riveshjen me asfalt. Por kjo nuk eshte bere ! Perveç pamjes se shemtuese, nje gjendje e tille ndikon edhe ne rendimin e trafikut te qarkullimit te automjeteve, demtimin e tyre, e gjithashtu edhe ne zgjerimin e sipërfaqes se demtuar te asfaltimit.
Por raste te tilla te çarjeve te rrugeve te asfaltuara, mbushjen e tyre me çakull dhe lene pa asfaltuar, janë te shumta. Dy muaj me pare eshte nderhyre tek kryeqezimi prane ish-ndërmarrjes artistike dhe nuk eshte riveshur me asfalt ! Po keshtu ne rrugen e lagjes “ 3 Heronjte”, janë instaluar tubacionet e ujesjellesit dhe prerja e rruges ka mbetur pa u asfaltuar !
Te njejten gje ndeshe edhe tek gjimnazi “Oso Kuka”, ku eshte çare rruga dhe bordurat anesore, eshte vendosur infrastruktura nentokesore por nuk eshte vazhduar për riparimin e rruges. Nje vit nga kryerja e punimeve, nuk ka mjaftuar qe te ndërhyhet për te riparuar demin e shkaktuar.
Ne Shkoder prej vitesh eshte kthyer ne mode çarja e rrugeve pak muaj pasi perfundojne, për te shtruar tubacione e kabllo te ndryshme, nje histori kjo qe tregon për demtimin ne menyre sistematike qe u behet investimeve publike ! Por kjo nuk përfundon me kaq, pasi duke i lene keshtu punimet te përgjysmuara, demet ne rruge sa vine e shtohen dhe, për pasoje, nuk eshte e larget dita e degradimit te tyre, thjeshte sepse s’ndërhyhet ne kohe për ti riparuar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts