Saturday, November 26, 2022
HomeAktualitetRivendoset ne pune ujesjellesi Jubanit

Rivendoset ne pune ujesjellesi Jubanit

-

2800 banorët e fshatit Juban në njësinë administrative të Gurit të Zi nga kjo e premte do të mund të furnizohen 2 orë paradreke dhe 2 orë pasdreke me ujë të pijshëm. Kjo u mundësua falë rikthimit në punë të ujesjellësit të fshatit i cili prej ndërtimit të tij kishte funksionuar pjesërisht në periudha të caktuara.

Furnizimi me ujë për njësitë administrative mbetet sfidë për shkak se ujesjellësat janë trashëguar me një mori problemesh.

Pas riparimeve dhe rikthimit në punë të tyre, bashkia do të nisë vendosjen e matësave dhe faturimin e familjeve, për të paguar këtë mall jetik.

Lidhur me analizat për cilësinë e ujit, kryebashkiakja Ademi ju kundërpërgjigj shendetit publik duke i kërkuar që përpara se të japë deklarata, më parë të dalë në punë.

Furnizimi me ujë e komunitetit dhe futja e të gjitha familjeve në skemën e pagesës së këtij malli, mbetet sfida më e madhe për pushtetin vendor dhe ndërmarrjen e ujësjellës kanalizime.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,588FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts