Skeleti i një përsoni i gjetur në vendin e quajtur “Rana e Hedhur” në Shengjin të Lezhës mund të jetë i Nezhdet Gura, në atë kohë 57 vjeç nga Korca. Një dyshim të tillë e hedh motra e tij Lirika Pecini e cila ka ardhur në Lezhe me shpresen për të mesuar diçka për vellain e humbur. Lirika rrefen se menjehere pasi ka parë lajmin në media nisi të dyshoj se ky skelet mund ti përkasë familjarit te saj.
Ajo tregon se para 20 viteve i vellai Nezhdet Gura erdhi në Lezhë për të takuar të bijat të cilat jetojnë në këtë qytet dhe nuk u kthye më kurrë. Policia në atë kohë nisi hetimet por mesa duket asnjehere nuk arriti të zbardhej zhdukja e 57 vjecarit nga Korca.
Skeleti i gjetur në Shengjin nga punonjesit e një firme ndertimi është derguar në Tiranë për t’iu nenshtruar ekspertizes e cila pritet të hedhë dritë mbi këtë ngajrje dhe të zbulojë identitetin e vertete të përsonit në fjal.