Thursday, March 28, 2024
HomeSportHoxha “ylli” I ri I Vllaznise

Hoxha “ylli” I ri I Vllaznise

-

Ylli Hoxha është futbollisti me I ri I Vllaznise. Mesfushori mund te konsiderohet si perforcimi I pare cilesor ne offensive per trajnerin Cungu qe prej ditesh ka shprehur shqetesimin per lojtaret e ardhur ne prove. Për Ylli Hoxhën që sezonin e kaluar luajti me Flamurtarin ndërkohë që nga 2012 deri në 2015 ka qenë pjesë e Kukësit, ku dhe vetë Cungu ka patur mundësinë ta ketë në dispozicion kur ishte trajner i skuadrës verilindore, nuk kishte nevojë për ditë të tëra prove dhe shumë mëdyshje. Mesfushori nga Prishtina është bashkuar menjehere me Vllaznine dhe shume shpejt pritet edhe zyrtarizimi I tij pasi sipas klubit akordi eshte arritur. Ylli Hoxha sezonin e kaluar u aktivizua në 29 ndeshje me Flamurtarin për një total prej 2176 minutash duke shënuar dhe dy gola dhe dhënë dy asiste. Zyrtarizimi i tij te Vllaznia vjen vetëm dy ditë pas atij të portierit malazez Agovic, ndërsa më parë janë afruar në skuadër dhe sulmuesi Brunild Pepa, Olsi Gocaj si dhe është rikthyer Arsid Kruja. Nderkohe Këshillit Mbikëqyrës I shoqërisë aksionere Vllaznia ka zhvilluar mbledhjen e radhes ku moren pjese kryebashkiakja Ademi, pesë anëtarët si dhe administatori i klubit Astrit Gjyrezi. Pasi u analizua puna e bere ne dy vitet e kaluara, u fol edhe per periudhen nga Janari deri me sot ku klubi po drejtohet nga individ te tjere. Ne fund këshilli Mbikëqyrës u ndal tek sezoni i ri ku u garantua ana financiare ë klubit për sezonin e ri teksa u mbeshtet stafi teknik per punen e bere.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts