Wednesday, November 30, 2022
HomeKronikaNje tjeter ne pranga i operacionit “LUX”

Nje tjeter ne pranga i operacionit “LUX”

-

3 muaj pas operacionit “Lux” i cili vuri në pranga 11 persona dhe solli sekuestrimin e 19 automjeteve luksoze, specialistët e seksionit kundër trafiqeve në policinë e Shkodres arrestuan një tjetër shtetas të shpallur në kërkim. Ai është 27 vjeçari Urim Selçetaj, nga Kopliku i Malësisë së Madhe. Ndaj tij më datë 07 prill 2016 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër urdhëroi ndalimin për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe tashmë materialet i kanë kaluar organit të akuzës për veprime të metejshme. Në operacionin policor i cili erdhi pas hetimeve disa mujore, u arriten te sekuestrohen mjete tip Range Rover, Audi A6, BMW X5 -X6, Wolksvagen. Të gjitha këto automjete kishin hyrë nga pika e kalimit kufitar “Hani i Hotit”, në bashkëpunim me punonjës të doganës dhe shfrytëzimit të automjeteve, duke arritur të falsifikoheshin dokumentat. Automjetet e sekuestruara mësohet se në treg ishin shitur edhe në disa duar radhazi, ku vlera e tyre e shitjes sipas hetimeve në shumë raste ishte qesharake dhe larg vlerës reale të tregut. Në kërkim për këtë rast janë edhe disa persona të tjerë bëjne me dije burime policore.
Gjatë 24 orëve të fundit nga uniformat blu u arrestua një 36 vjeçar me akuzën “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. Olsi Dardha u vu në pranga sepse pas një konflikti për motive të dobeta me shtetasin F.P, 30 vjeç, banues në Shkodër, i ka vjedhur me dhunë një celular tip “Samsung>. Gjatë kontrrollit këtij shtetasi iu gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale një thikë. Ndërsa në Malësi të Madhe u bë ndalimi i 2 shtetasve për “Vjedhje” në bashkëpunim, konkretisht: Kanto dhe Anton Dukaj përkatësisht 55 dhe 21 vjeç, banues në Vrakë Malësi e Madhe. Ato u arrestuan pas kallëzimit të një punonjësi të firmës private, 43 vjeçarit D. B nga Vlora se i kanë vjedhur naftën e mjeteve të parkuara në guroren e fshatit Budisht, Kelmend Malësi e Madhe.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,590FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts