“Marubi” nis rrugetimin neper bote

0
218

Pas hyrjes në shtëpinë e re, muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” nis rrugëtimin e gjatë në shtete të ndryshme të botës, duke i dhënë një tjetër përfaqësim Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Nga 16 shtatori deri më 27 nëntor muzeu i Amsterdamit ka vendosur që të hapë dyert për dinastinë e Marubëve. Drejtori i muzeut Luçjan Bedeni e vlerëson tejet të rëndësishme këtë ekspozite, pasi do të vijë në bashkëpunim me kuratoren e famshme Kim Cnnopers.

Viti i “Marubit”, kështu mund të përkufizohet 2016-ta pasi në të gjitha faqet e revistave prestigjoze i është kushtuar një hapësirë e madhe kësaj fototeke.

“Marubi” historia e artit të fotografisë Shqiptare vijon të jetë një atraksion me vete për çdo të huaj që viziton Shkodren, por edhe për muzetë e tjera simotra që kërkojnë të bashkëpunojne me këtë muze.