Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit policor “ Step by step” ka vënë në pranga katër shtetas si dhe shpalljen në kërkim të një tjetri. Hetimi ka nisur për shkak se në banesen e shtetasit me inicialet H.L në fshatin Pentar të njësisë administrative Dajç, rreth orës 02 e 30 minuta të së martes është vënë lëndë plasëse, ku janë evidentuar vetëm dëme materjale. Në kuadër të hetimeve për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, si dhe evidentimin e veprimtarisë së paligjëshme të një grupi criminal, është bërë arrestimi në flagrancë I katër personave dhe konkretisht shteasve Vinçens Doçi, 30 vjeç, Rajmond Kalavaçi, 30 vjeç, Anton Gjuraj, 29 vjeç, David Doçi, 32 vjeç, Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E.D, 28 vjeç, të gjithë këta persona janë të dyshuar per kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikeve” dhe “Shkatërrim të pronës me eksploziv” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve. Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në 7 banesa të dyshuara. Si rezultat i kontrrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës material 334.2 kg, lendë narkotike të llojit cannabis sattiva e vendosur në 17 fuci plastike e gatshme për tregtim. Dy armë gjahu, nga këto një pa leje. Një automatik model 56. Një automjet autoveture e tipit BMË, me targë DJ 707 VE. Dy aparate celulare. Po në vijim të hetimeve të lartpërmendura nga strukturat policore së Drejtorisë së Policisë Shkodër, është ushtruar kontroll ne zonën Mushan, të Njësisë Administrative Dajç të Bashkisë Shkodër ku në mbështetje të të dhënave hetimore është konstatuar një parcele me 3000 bimë narkotike cannabis sattiva dhe rezultoi se ishte kultivuar nga personat e lartpërmendur.