Kur kane mbetur edhe disa dite nga perfundimi i sezonit turistik, bashkia Shkoder eshte kujtuar me ne fund per te hapur nje zyre informacioni ne plazhin e Velipojes. Nenkryetari i bashkise Dritan Meta thote se qellimi i zyres eshte i shumefishte por kryesorja eshte sherbimi ndaj vizitoreve dhe promovimi i bukurive qe ka Shkodra.
Per arsye objektive qe vetem bashkia di ti shpjegoje, zyrat e informacionit nuk jane hapur deri me tani as ne qytetin e Shkodres.
Zbatimi i hapesirave publike dhe pastrimi i plazhit te Velipojes eshte ne nivele te kenaqshme per drejtuesit e bashkise.
Prej muajsh, dhjetra e dhjetra turiste nga vende te ndryshme te botes, sorollaten rrugeve te Shkodres ne kerkim te nje zyre per te marre informacion por ajo nuk ka funksionuar duke i kthyer ata mbrapsht. Zyra ekziston por mungojne vetem dy banera dhe nje punetor dhe keto te dyja nuk jane siguruar duke i shkaktuar jo pak deme turizmit ne Shkoder.