Friday, April 26, 2024
HomeSportMelunovic dhe Nebihi per Vllaznine ?!

Melunovic dhe Nebihi per Vllaznine ?!

-

3-0 ka fituar Vllaznia ne miqesoren e pare qe zhvilloi gjate fazes pergatitore ne Malin e Zi duke dhene disa shkendija pozitive per stafin drejtues. Trajneri Cungu e nisi ndeshjen me Agovic ne porte i cili ka startuar ne te gjitha miqesoret e zhvilluara ndersa ne mbrojtje u rreshtuan Gocaj – Cicmil – Bicaj dhe Marku, katershe qe duket se do te jete e tille ne repartin difensiv gjate gjithe sezonit. Ne mesfushe u aktivizuan Bardulla, Krymi, Vecaj, Hoxha dhe Tafili ndersa ne sulm u provua Melunovic. Sulmuesi Serbo Boshnjak realizoi dy gola duke kenaqur trajnerin Cungu. 26 vjecari qe ka luajtur me pare ne ceki, bosnje dhe poloni ka treguar cilesi mjaft te mira dhe per disa dite do te vijoje proven. Nderkohe ne skene ka dale nje tjeter emer i madh per Vllaznine. Behet fjale per sulmuesin nga kosova Bajram Nebihi. 27 vjecari ka nje karriere te pasur ne Bundesligen 2 te Gjermanise dhe eksperienca e tij do t’i sherbente shume kuqebluve. Bajrami vitin e kaluar ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës dhe së fundmi luajti me Stuttgart Kikers, ku në 12 ndeshje shënoi 9 gola. Ai më herët ka luajtur me Union Berlin, Augsburg etj. Me Augsburgun ishte grumbulluar disa herë edhe në Bundesligën e parë. Pavaresisht karrieres se tij, drejtuesit e klubit Vllaznia duan qe ta shohin lojtarin fillimisht ne fushe dhe me pas te vendosin prandaj asgje nuk ka perfunduar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts