Friday, December 27, 2024
HomeAktualitetHyrja ne fuqi e ligjit per blerjet online

Hyrja ne fuqi e ligjit per blerjet online

-

Fillimi i kësaj jave shënoi hyrjen zyrtarisht në fuqi të vendimit të qeverisë për taksimin e blerjeve online me mbi 22 euro. Por në filialin e postës shqiptare në Shkoder nuk ka nisur edhe zbatimi i draft marrëveshjes mes këtij institucioni dhe doganave për lehtësimin e proçedurës së pagesës. Për këtë qëllim posta ka ngritur një sportel për pagesën e tarifës me qëllim shmangien e sorrollatjeve deri në implementimin e plotë të marrëveshjes.
Në Shkoder vetëm në një muaj blerjet online kapin shifrën e 5 mijë porosive, ç’ka me shtimin e kësaj pagese pritet që të ndikojë tek fluksi i qytetareve në këto sportele.

Në fund Shiroka ka edhe një sqarim për pretendimet e ngritura nga qytetarët rreth pagesës prej 50 lekësh në poste sa herë marrin porosinë e blerjeve online.

Në mbledhjen e fundit qeveria vendosi që blerjet online mbi 22 euro të paguajnë TVSH dhe taksë doganore, ndërsa për dhuratat apo dërgesat që qytetarët marrin nga jashtë taksimi fillon nga kufiri 45 euro. Vendimi në fjalë nuk është prapaveprues ka sqaruar ministria e financave, por ka marrë jetë vetëm pas botimit në fletoren zyrtare.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts