Sunday, December 4, 2022
HomeSportMujeci transferohet ne Bullgari

Mujeci transferohet ne Bullgari

-

Pas disa sezonesh, Shkodrani Ndue Mujeci I ka dhene fund lamtumires ne kampionatin e Letonise duke firmosur ne Bullgari. Pasi fitoi titullin kampion me skuadren e Ventspils, 23 vjecari ishte nje lojtar I lire pasi I perfundoi kontrata. Pavaresisht insistimit te vazhdueshem te ish klubit te tij per ta mbajtur dhe ofertave nga skuadrat e Superliges, Mujeci preferoi nje kampionat me te forte duke firmosur me ekipin e OFC Pirin. Klubi ne fjale vitin e kaluar u rendit ne vendin e 4ert prandaj kete sezon ka synime per te marre pjese ne kupat e europes dhe ky objektiv duket se e ka joshur shkodranin. Pasi firmosi kontraten, lojtari eshte vene menjehere ne dispozicion te skuadres pasi kampionati bullgar ka dy jave qe ka nisur. Mujeci konsiderohet si nje sulmues potent ku ne 64 ndeshje ne Letoni shenoi 23 gola dhe duke dhene mbi 20 asist. Ai fitoi titullin kampion dhe kupen e Letonise. Duke u bere pjese e kampionatit bullgar, sulmuesi I cili eshte ne nje moshe te re synon te ngjitet edhe me lart per te kapur kombetaren shqiptare. Karriera e Mujecit nisi tek Vllaznia u19 ku asnjehere nuk iu besua dhe u transferua tek Ada e Velipojes, pasi iu refuzua rikthimi tek kuqeblute e Vllaznise, ai u provua ne kampionatin Letonez ku kaloi testimin. Me tej erdhen edhe sukseset per 23 vjecarin I cili u shpall goleshenuesi me I mire ne Letoni, fitoi kampionatin dhe kupen.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,596FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts