Saturday, October 5, 2024
HomeAktualitetDemtimi i sinjalistikes rrugore

Demtimi i sinjalistikes rrugore

-

Dëmtimi i sinjalistikës rrugore dhe ndërhyrjet e paligjshme në akset nacionale mbeten një shqetësim madhor për autoritetin rrugor të veriut, pasi përveç kostos së lartë që ka patur investimi, të tilla demtime rikthejnë rrezikun e aksidenteve. Drejtori Shkëlqim Sterkaj i bën apel qytetarëve të ruajnë investimet publike që bëhen nga paratë e tyre si taksapagues, ndërsa shton se nuk kanë munguar edhe denoncimet përkatëse në organet hetimore.

Për stinën e dimrit do të ketë një plan të veçantë masash, ku kompanitë që fitojnë tenderat duhet të respektojnë me përpikmëri kushtet e kontratës, pasi në të kundërt aplikohen penalizimi, siç edhe ka ndodhur.

Rruga e Velipojës është një tjetër aks problematik që sivjet pësoi vetëm riparime të pjesshme. Ndonëse projekti është dorëzuar, financimi shpresohet të sigurohet vitin që vjen.

Lidhur me vërshimin e ujrave në rrugën e re të Postribës një ditë më parë, ARRSH ka kryer kçyrjet në terren dhe është konstatuar bllokimi i kanaleve kulluese. Për këtë qëllim i është kërkuar ndërhyrje njësisë administrative dhe bordit të kullimit. Kjo rrugë ende nuk është marrë në dorëzim nga ARRSH pasi ndodhet në proçes kolaudimi. Fatkeqësisht gjatë viteve të fundit në shumë akse nacionale konstatohen dëmtime që vijnë nga dora e njeriut, duke bërë që rrugët tona të kthehen në burim aksidentesh.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts