Sunday, November 27, 2022
HomeAktualitetNderron jete kengetarja Naile Hoxha

Nderron jete kengetarja Naile Hoxha

-

Shkodra humb një tjetër zë të magjishëm të kënges popullore qytetare. Këngëtarja Naile Hoxha mbylli sytë në moshën 82 vjeçare në qytetin e saj të lindjes, duke lënë pas një karrierë të pasur artistike dhe një vend bosh, në plejadën e atyre artistëve që ky qytet nxori ndër vite. Me një zë melodioz, përherë me buzëqeshjen karakteristike në fytyrën e saj, ajo ishte një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura për publikun, interpretuese e dhjetëra këngëve që në moshën 13 vjeçare kur hodhi hapat e parë të karrieres, për tu pasuar më pas në Radio Shkodra, e kompeticione të rëndësishme kombëtare. “Xhamadanin kuq si gjaku”, “Moj e mir synin larush”, “Djal i dashtun”, “Seç po fryn fllad pranvere”, etj, janë vetëm disa nga këngët që ajo këndoi plot pasion, duke prekur edhe skenat jashtë Shqipërie. Tv1 channel pati fatin ta intervistojë këngetaren Naile Hoxha në 82 vjetorin e lindjes në muajin janar, ku i rezervoi edhe një suprizë që i vinte përtej Adriatikut. Plot emocione nga azili ku kaloi ditet e fundit të jetes, ajo rrëfu në “Aromë Shkodre” jetën e saj artistike por jo vetëm. Kjo do të ishte fatkeqësisht edhe dalja e fundit e saj në ekran. Naile Hoxha ishte pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe një ndër këngëtaret e preferuara të regjimit të asaj kohe. Ajo iku duke lënë pas një repertor të pasur dhe një origjinalitet në muziken popullore qytetare, por edhe duke mbajtur pengun se brezat e ri nuk po arrijnë të ruajnë traditën e bukur që Shkodra ka patur.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,588FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts