Mirembajtja e akseve rrugore ne zonen veriore te vendit, edhe për periudhen e dimrit, eshte siguruar nga kontratat e lidhura me kompanite perkatese. Sipas specialisteve te Drejtorise Rajonale te Autoritetit Rrugor Shqiptar me Qender ne Shkoder, nuk ka asnje aks te pambuluar dhe garantohet keshtu mbajtja tyre hapur, pavaresisht debores dhe akullit.
Edhe sa i perket rruges se Kombit, pavaresisht vonesave qe mund te krijoje përcaktimi i firmes konçensionare, për ketë dimer gjithçka eshte zgjidhur paraprakisht:
(
Nje tjeter aks i rendesishem eshte rruga e Kelmendit, e cila shpresohet te perfundoje ne fund te tetorit. Per mbajtjen e saj hapur gjate dimrit, ka dhene garanci investitori, qe ne rastin konkret eshte Fondi Shqiptar i Zhvillimit, deri sa Qeveria te vendose për te ia kaluar ne administrim Autoritetit Rrugor Shqiptar.