Sunday, November 27, 2022
HomeSportAkademia Vllaznia luan ndaj Partizanit

Akademia Vllaznia luan ndaj Partizanit

-

Java e dyte e kalendarit per ekipet e akademise ka rezervuar per Vllaznine perballje me Partizanin ne kryeqytet. Skuadra e 17 vjecareve ka treguar serish se kete sezon eshte pretendente per titullin kampion ku pasi mundi 2-0 Kukesin javen e kaluar, ndaj Partizanit, djemt shkodrane shperthyen duke fituar 4-0. Te rinjte e drejtuar nga trajnerët Lika dhe Xhahysa, kanë zhvilluar një 90 minutesh shume te mire ku fillimisht gjeten Golin permes Kulles ndersa pas pak minutash ishte Borici qe shenoi edhe golin e dyte. Me fitoren e shkodraneve 2 me 0 u mbyll pjesa e pare ndersa ne te dyten, Vllaznia gjen serish rrugen e golit. Kulla shenon dopiete ndersa per te vulosur rezultatin mendoi Leka qe e coi ne 4me0. Nderkohe 19 vjecaret nuk kane arritur te fitojne. Pas fitores ne Kukes javen e kaluar, skuadra e drejtuar nga Elvin Beqiri ka barazuar ne kryeqytet 0-0. Kuqeblute paten disa raste per te shenuar por nuk arriten dhe I gjithe takimi u mbyll pa gola. Javën e ardhshme, kuqeblutë do të luajnë ndeshjen e tyre të parë në Shkodër, aty ku në “Reshit Rusi” do të presin ekipet e Laçit, gjithmone nese federata nuk vendos denime ndaj tyre per shkak te dhunes se ushtruar ndaj skuadrave te Kukesit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,587FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts