17 dhelprave te kuqe ne pyjet e Qarkut te Shkodres u kane mbetur edhe pak dite jete ! Duke filluar nga dita e premte, ato do te vriten nga gjuetaret kudo qe te diktohen ! Për ketë qellim u shperndane edhe autorizimet e miratuara nga Qeveria, dhe ne takimin e zhvilluar gjuetarve iu kujtuan edhe kriteret qe do te zbatojne. Dhelpra e kuqe vritet për shkak se rrezikon përhapjen e infeksionit te terbimit tek njerëzit.
Nisur nga rendesia qe ka respektimi i moratoriumit te ndalimit te gjuetise, Inspektorati i Mjedisit dhe Pyjeve ne Qarkun e Shkodres me inspektoret e pyjeve, do te kontrollojne nga afer fazen e gjuajtjes se dhelpres se kuqe, për te parandaluar abuzimet e mundshme:
Te drejten për autorizim e kane vetem gjuetaret e shoqates “Jakup Bajri” Shkoder. Pjestaret e saj do te dalin për gjah për nje muaj tre here ne jave, te enjten, te premten dhe te shtunen. Ne çdo zone ata duhet te njoftojne me pare inspektoret e pyjeve.