Friday, April 19, 2024
HomeKronikaVjedh makinen qellon efektivin

Vjedh makinen qellon efektivin

-

Një grabitje me armë zjarri mëngjesin e se enjtes ka përfunduar me dy persona të plagosur, efektivin e policisë Nikolin Gjergji dhe autorin. 20 vjeçari Aldi Lleshaj, i maskuar dhe i armatosur grabiti një makinë rreth orës 09:20 në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë. Makina e grabitur është ‘Porsche Cayenne’ me targa AA 870 II, brenda së cilës kishte një shumë parash, ndërsa policia ka qenë vetëm 300 metra larg vendit të grabitjes në postobllok. Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur në kokë punonjësi i policisë, Nikolin Gjergji i cili është transportuar në drejtim të spitalit Ushtarak Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas njoftimit në ndihmë të policisë së Lezhë shkuan forcat RENEA, FNSH dhe një helikopter nga Tirana duke e rrethuar agresorin Aldi Lleshaj ne Fushe –Gjorme. I riu që ishte i armatosur i bëri rezistencë policise duke mos pranuar të dorëzohej dhe gjatë operacionit u plagos, ndërsa më pas u neutralizua dhe u nis për në Spitalin e Traumës. Rreth tre orë pas ngjarjes ka mbërritur me barelë në Spitalin e Traumës Aldo Lleshaj. I plagosur në këmbë, i prangosur dhe i gjakosur, 20-vjeçari do të marrë kujdesin e duhur mjekësor për t’u përballur më tej me akuzat. Autori është goditur me plumb në këmbën e majtë dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale dhe më pas do të marrë ndihmën mjekësore nën vëzhgimin policor. Policia e Krujës e njeh Lleshajn si person problematik, por nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penal.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në Spitalin e Traumës për të vizituar efektivin e plagosur Nikolin Gjergji gjatë tentativës për të arrestuar autorin e grabitjes. Tahiri uroi koleget e tij per arrestimin e autorit. Mori e do marri ate qe meriton, denimin me te ashper ligjor shkruan ministri ne facebook.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts