Kremtimi i festës së Krishtlindjes ka vijuar në Rranxa të Bushatit, me një meshë solemne të kremtuar nga kardinali Ernest Troshani. Ai ju drejtua besimtarëve për lutje paqe, harmoni dhe solidaritetet, e kryesisht në vellazërimin e njerëzve mes njeri tjetrit.
Te pranishem kane qene edhe drejtues te Bashkise Vau Dejes, te cilet me pas i jane drejtuar edhe dioqezes se Sapes, per te bere urimet e rastit per krishtlindjen. Kryetari Zef Hila ka informuar Administratorin e Dioqezes se Sapes Dom Simon Kulli, per punimet qe po kryhen ne qender te qytetit.
Nga ana tjeter, Administratori i dioqezes se Sapes dom Simon Kulli ka vleresuar kryebashkiakun per punen e madhe dhe kthimin e kesaj bashkie ne nje kantier ndertimi.
Si çdo vit, edhe sivjet urimet dhe vizitat nuk kane munguar per festen e Krishtlindjes ne bashkine Vau Dejës.