Thursday, December 26, 2024
HomeAktualitetSituata në rrugët e Shkodrës

Situata në rrugët e Shkodrës

-

Situata paraqitet problematike në rrugët e qarkut Shkodër, për shkak të ngricave dhe temperaturacvë që shkojnë deri në -20 gradë celzius në zona të thella malore. Aksi rrugor Bogë-Qafë Thore-Theth është i bllokuar dhe nuk ka borëpastruese nga firmat kontraktore. Në malin e Shoshit ka mbi 1 m dëborë dhe po punohet për zhbllokimin e këtij aksi ndërkohë firma kontraktuese ka hapur rrugën deri në fshatin Kir dhe po vazhdon drejt Bregut të Lumit. Në tre njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Pult nuk ka energji elektrike. Me kërkesë të Prefektit të Qarkut Shkodër dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile ka shkuar në ndihmë për Bashkinë Shkodër një traktor me zinxhirë nga Ministria e Mbrojtjes për hapjen e segmenteve të bllokuara. Aksi Fushë Arrëz – Pukë është i qarkullueshëm me zinxhirë. Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë dhe Pukë-Qelëz janë të pa kalueshëm dhe po punohet për hapjen e rrugës me 2 borëpastruese. Akset rrugore Fushë Arrëz-Iballë, Qafë Mali-Fierzë dhe Qafë Shllak – Kukës janë të bllokuara pasi trashësia e dëborës arrin në 1 m. Po punohet për hapjen e dy rrugëve. Me energji elektrike furnizohet vetëm qyteti i Fushë Arrësit. Segmenti rrugor Bogë-Qafë Thore, Selcë (Shkemb i Kuq) – Budaqë (Vermosh) janë të bllokuara. Në vendin e quajtur “Gropat e Selcës” ka rreth 70 cm dëbore, po punon një borëpastruese për mbajtjen hapur të rrugës. Fadroma e dërguar nga Forcat e Armatosura nuk ka mundur të ndërhyjë në Malësinë e Madhe, pasi ka prani të madhe të dëborës së ngrirë. Ka vështirësi qarkullimi në Urën e Spatharit në aksin rrugor Vau Dejës – Shkodër si rezultat i ngricave. Policia është duke monitoruar situatën ndërsa pushteti vendor ka hedhur kripë në rrugë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts