Gjendja e krijuar nga dëbora e rene dhe ngricat e diteve te fundit u inspektua edhe nga Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj, i shoqëruar nga Prefekti i Qarkut te Shkodrës, Paulin Radovani dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Gjika. Ne qytetin e Pukës, ku trashësia e dëborës arrin mbi 50 centimetra dhe temperatura -13 grade, u zhvillua një takim me drejtuesit e pushtetit lokal. Me pas ata vazhduan drejte Fushe Arrezit për t’u ndalur ne Bicaj, ku u takuan me deputetin Pjerin Ndreu, drejtuesit e bashkisë , punonjësit e mirëmbajtjes se rrugës e te OSHE-se, ne gatishmëri për gjendjen e krijuar. Dhe serish inspektimi vazhdoi për ne Qafen e Malit, aty ku ndajnë akset rrugore për ne Kukës dhe Fierze, edhe këto tashme te hapura. Trashësia e Dëborës këtu arrin mbi 1 metër ndërsa temperatura – 20 grade ! Pas këtij inspektimi ne gjatësinë e rrugës mbi 100 kilometra, Ministri Dervishaj deklaroi se situata eshte e veshtire por ministria qe ai drejton eshte ne terren per t’a përballuar sa me mire kete situate. Ndërsa duke u ndalur tek problemet qe janë ngritur nga drejtuesit vendor, lidhur me disa firma qe kane kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve, Dervishaj tha se do te analizohet i gjithë aktiviteti i tyre:
Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj, ka siguruar se fadromat dhe borëpastrueset qe janë aktualisht ne terren, do te vazhdojnë te qëndrojnë ne ketë zone, pavarësisht përmirësimit te motit.