Projekti per ndricimin e rruges se lagjes Xhaferraj ne njesine administrative Ana e Malit, i filluar nga Bashkia Shkoder vitin e kaluar, mbeti pergjysme ! Eshte nje lagje e populluar e cila e kishte shume te domosdoshme ndriçimin e rruges gjate nates. Ishte kjo arsyeja qe Bashkia e shpalli jo pa pompozitet projektin per te ndriçuar, por sic ndodh rendome ne Shkoder, punet nisin dhe bitisin gjate rruges ! Si jo pak projekte te tjera, edhe ky u la pa u perfunduar ! Banoret e kesaj lagjeje jashta kameras shprehen mjaft te shqetesuar per kete situate ! Pikerisht aty ku fillon kjo lagje, eshte nderprere puna ! Sipas banoreve, kane munguar shtyllat per instalimin e linjes elektrike dhe llampave te ndriçimit dhe Bashkia e la te paperfunduar kete proçes. Por ata besojne se keto jane vetem justifikime te personave qe shperdorojne fondet qe jepen per te tilla raste, pasi nuk ka asnje veshtirsi qe te llogaritesh se sa shtylla kerkohen per sistemin e ndriçimit te rruges se nje fshati gjate nates, siç eshte ne rastin konkret lagjia Xhaferraj ! Eshte e çuditeshme se si nje projekt i tille qe ne fund te fundit realizohet me fonde minimale, ka filluar ne vitin 2016 dhe eshte lene per te ju percjelle vitit 2017 !