Wednesday, January 15, 2025
HomeAktualitetShengjini, nje zone e braktisur

Shengjini, nje zone e braktisur

-

Nga e thena në të bërë qendron një det i tërë. Kjo shprehje po zë vend më së miri në Lezhë, ku problematikat sa vijnë dhe shtohen, ndërsa premtimet e fushatës elektorale vetem veniten. Zona turistike e Shëngjinit pak muaj përpara hapjes zyrtare të sezonit ka këtë pamje.

Mbetje të hedhura kudo përreth lagunes kane krijuar një pamje aspak të kendshme, aq më shumë në një pikë turistike e cila është e frekuentuar gjatë të gjithë vitit. Prania e mbetjeve në rërë, shtuar mungesën e investimeve përfshire edhe rrugën drejt “ranës së hedhun” bën që ky sezon i ri turistik të pritet me një mori problemesh si nga operatorët turistik, ashtu edhe frekuentuesit e shumtë të Shëngjinit. Kryetari i bashkisë Fran Frrokaj premtoi rrugën që në dy vjeçarin e parë të mandatit, por në vend të ndërhyrjes aty vetëm shtohet degradimi. I kontaktuar për një prononcim zyrtar, jashtë kamere Frrokaj thotë se është hartuar një projekt bashkëkohor me të gjitha parametrat e duhura dukë përfshirë edhe ndriçimin dhe ujsjellesin dhe është bërë aplikimi pranë FZHR-së. Nga ky sqarim kuptohet se sezoni turistik do ta gjeje të papërgatitur Shëngjinin, i cili për vetë bashkinë dhe shumë familje eshtë gjeneruesi kryesor i ekonomisë Lezhiane.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts