Saturday, May 4, 2024
HomeAktualitetRihapet aplikimi për ish te përndjekurit

Rihapet aplikimi për ish te përndjekurit

-

Edhe 320 ish te përndjekur politike, te cilët kishin mbetur pa përfituar dëmshpërblimin e viteve te burgut te regjimit komunist, do te kenë mundësi qe te aplikojnë për te marre paratë. Kryetari i Shoqatës se ish te përndjekurve politik Shkodër, Zenel Drangu, thotë se për vite me radhe ka pasur disa afate, por për arsye te ndryshme nuk kane arritur te aplikojnë. Ne vijim te kërkesave te vazhdueshme, Qeveria vendosi para pak ditësh qe edhe këtyre t’ua jepte ketë mundësi, duke u lëne afatin deri ne dhjetor qe te dorëzojnë dokumentacionin, për te cilët është caktuar fondi 10 milionë dollarë.

Ndërkohë, kërkohet qe te përshpejtohet dhënia e dëmshpërblimit për familjet e ish te përndjekura, pasi këtu ka vonesa te pajustifikuara, thekson Drangu.

Një tjetër kërkesë ,qe ish te përndjekurit politik Shkodër vazhdojnë ta bëjnë me këmbëngulje ne drejtim te Qeverise, është qe te merren masat për te gjetur vendvarrimet e shume te ekzekutuarve për motive politike. Kjo ka 26 vite qe përsëritet dhe nuk i është treguar rëndësia qe meriton.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts